Britney e izoluar nga alkoli dhe droga
Britney Spears
Alkooli dhe droga ishin të ndaluar në vendxhirimet e videoklipit të fundit të Britneyt. Producentët e videoklipit ishin siguruar që këngëtarja të mos kishte pranë alkoolin dhe drogat.

I gjithë stafi i klipit të këngës “Till The World Ends”, ka nënshkruar një marrëveshje prej gjashtë faqesh ku sigurohet që ylli nuk do t’i ekspozohej alkoolit apo substancave narkotike.

“Nënshkruesi pranon se është thelbësore që (Britney) të mos ketë qasje në alkool, drogë, apo çfarëdolloj substance të kontrolluar”, shkruhet mes të tjerash në dokumentin e publikuar nga TMZ.com. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2011, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori