Bradley Cooper kërkon komplimente
Bradley Cooper thotë se familja nuk e ka përkrahur në karrierën e tij si aktor.

Aktori tha se prindërit nuk i kursenin fjalët ndaj tij, kur vinte puna për t'i dhënë përshtypjet e tyre mbi rolet dhe aktrimin.

"Prindërit e mi, sidomos nëna ime, vazhdojnë të jenë shumë të limituar me komplimentet në lidhje me aktrimin tim" tha Bradley Cooper për revistën Company.

"Mbaj mend kur në fillim luajta tek seriali Alias, ata më merrnin në telefon dhe më thonin se 'ne nuk i kuptojmë fjalët që thua. Dukesh shumë i lodhur dhe thuaji atyre të mos e afrojnë aq shumë kameran - hunda jote duket e madhe dhe fytyra duket e shtrembëruar'. Ishte për të qeshur, por çfarë të bëja?" shtoi ai.
/albeu.com/
Shtuar më 15/05/2011, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori