Brad Pitt u fsheh kompjuterat fëmijëve
Brad Pitt dhe Angelina Jolie
Babai krenar Brad Pitt duke i shqetësuar sepse fëmijët e tij shpenzojnë shumë shumë kohë para kompjuterit me lojra video. Ky shqetësim i Pitt vërtetohet nga masa ndëshkimorë që ai ka marrë për fëmijët e tij.

Pitt jo vetëm që ua ka ndaluar fëmijëe të luajnë me këto lloj lojërash, por ai ka shkuar më tej duke filluar të fshehë aparatet e videolojërave në mënyrë që 6 fëmijët e tij të merren me aktivitete të tjera dhe të mos i gjejnë.

Burime për prestigjozen “National Enquirer” thonë: “Fëmijët kanë 5 kompjutera që i përdorin shumë dhe tashmë Brad i ka konfiskuar dhe i mban të fshehur këto pajisje. Ai do që fëmijët e tij të luajnë në natyrë, të bëhen pis, të vriten, të lexojnë libra dhe të komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin”. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori