Borrielo nuk i ndahet Belenit
Duket si një paradoks, por është kështu. Marco Borriello, sulmuesi i Juventusit dhe i fejuar me modelen e prezantuesen braziliane Kamila Morais, ka vendosur të zhvendoset me shtëpi vetëm pak metra larg vilës së Fabrizio Coronas, ku paparaci i famshëm italian bashkëjeton me Belen Rodriguez.

Show girli argjentinas ka qenë dikur e dashura e ish sulmuesitMilan dhe Romës, por diçka e tillë nuk e shqetëson Kamilën, e cila mesa duket ka marrë garancitë nga Borrielo se mes tij dhe prezantueses së fundit të “Sanremos” gjithçka ka marrë fund.

Se si do të reagojë Fabrizio Corona? Kjo mbetet për tu parë... /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori