Blero e Dafina, nga miq shndërrohen në armiq
Blero dhe Duffy miq? Kjo mund të ketë ndodhur kohë e kohë më parë. Mësohet se Blero dhe Duffy nuk flasin më prej kohësh, madje i shmangen njëri-tjetrit sikur të kishin ndonjë sëmundje ngjitëse. Veçse është për t’u admiruar heshtja e tyre mediatike. Asnjëri prej të dyve nuk flasin keq për njëri-tjetrin në media, por e bëjnë këtë gjë mes miqve të ngushtë.

Kjo ftohje mes dy artistëve erdhi në një kohë kur fama e Duffyt po rritej. Por, siç dihet nga të gjithë, Blero ka qenë artisti i parë i cili e bëri të njohur këngëtaren. Duffy pati një rol fare të vogël në hitin e Bleros “living la vida loca”. Mirëpo suksesi i madh që pati kënga bëri që të njiheshin edhe vlerat e një këngëtareje si Duffy, e cila deri në atë kohë ishte fare e panjohur. Kjo duket se është edhe arsyeja e një hatërmbetje nga ana e Bleros, e cila u thellua edhe më tej nga reagimet indiferente të këngëtares. Sot, dy ish-miqtë sillen si të ishin dy të panjohur me njëri-tjetrin./Balkan Web/
Shtuar më 03/08/2011, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori