Black Eyed Peas nuk i zhgënjen fansat (VIDEO)
Grupi muzikor “Black Eyed Peas” nuk i ka zhgënjyer fansat e tyre. Pasi koncerti i tyre i mbajtur një muaj më parë në Nju Jork dështoi për shkak të një stuhie. Ata janë rikthyer përsëri në “Central Park” për të kënaqur fansat e tyre, këtë herë pa bileta dhe pa stuhinë nëpër këmbë.

Në këtë koncert bamirësie ku ishin të pranishëm mbi 60 000 vetë u siguruar rreth 2.5 milion paund të ardhur nëpërmjet donacioneve që shkuan për Fondacionin Robin Hood e cila lufton zhdukjen e varfërisë në këtë qytet.

Këtë herë koha ka qenë shumë e mirë dhe të pranishmit kanë shijuar çdo këngë. “Rrufeja nuk godet dy herë në një vend”. Është shprehur Fergie. /albeu.com/

Shihni videon:
Shtuar më 03/10/2011, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori