Georgina i kërkon ndihmë fëmijëve pasi Ronaldo e ka “zënë” poshtë (FOTO & VIDEO)

Cristiano Ronaldo kalon shumë kohë me familjen e tij, gjë të cilën e tregon shpesh dhe në rrjetet sociale ku herë pas here poston foto dhe video nga përditshmëria.

Së fundmi, ka qenë partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ajo e cila postoi një video në Instagram gjatë një momenti familjar.

Aty shihet sulmuesi i Juventusit siper saj gjasme duke e “mbytur” dhe fëmijët vrapojnë për t’i ardhur në ndihmë.

Georgina shkruan:

“I adhuroj ditët e kaluara së bashku duke luajtur dhe mësuar. Nëse ka diçka pozitive nga izolimi janë momentet e vogëla e të përditshme që kalojmë me familjen. Ju dashuroj”


Shtuar 18.05.2020 09:21