Biografia e Jackson, zbulohen sekretet
Albeu.com
Imazhi i ish mbretit te pop-it Michael Jackson mund te njolloset pa kaluar as nje muaj nga vdekja e tij sepse Ian Halperin ka pergatitur nje biografi per kengetarin ku rrefen shume detaje sekrete te jetes se tij.Biografia titullohet “Pa Maske” dhe pritet te publikohet diten e marte. Ne kete liber shfaqet nje Jackson tjeter, anoreksik, i fiksuar nga ideja e vdekjes, borxhet por ishte edhe gay. Sipas librit, martesat dhe femijet kane qene nje alibi per te mbuluar deshirat e tij te verteta seksuale. Lajmin e daljes ne treg te kesaj biografie e ben te ditur revista franceze "Paris Match" ku theksohet se Miachael i kaloi ditet e fundit te jetes ne nje dhome duke shkruar letren e gjate per femijet e tij.

“Mos u merzit nese babi nuk vjen ne feste sot ne mbremje”, i tha ai vajzes se tij pak caste para infarktit. Gjithashtu, ai ka menduar edhe per te ardhmen e femijeve duke u lene shume kenge te papublikuara me vlere 100 milione dollare. Por pjesa me e diskutueshme do te jete ajo qe flet per jeten seksuale te Michael, sepse biografi mendon se martesa me vajzen e Elvis Presley ishte nje sajese per te bere te tjeret te besojne se ishte heteroseksual. Ne vijim, ai shton se Jacko kishte nje koleksion parrukesh dhe vishej si grua kur shkonte ne motel dhe takonte dashnoret.

“Ne vitin 2007 u sigurova plotesisht se Michael ishte gay”, shkruan Halperin. Per sa i perket gjendjes shendetesore, ai shkruan se Michael vuante nga semundja gjenetike "Alpha 1 antitrypsin deficiency", por ai shton se jeten ia moren njerezit qe e rrethonin, po ata njerez qe e binden te ngjitej serish ne skene edhe pse ai nuk ishte me ne gjendje te kendonte. Biografi pohon se Jacko ishte i terrorizuar nga koncertet e Londres pasi nuk hante me dhe nuk arrinte te flinte. “Ne gjendjen qe ishte nuk mund te kercente me shume se 10 minuta papushim, ndersa shpesh here zeri i mungonte. “Preferonte me mire te vdiste se sa te turperohej para publikut ne ate gjendje”, shkruan mes te tjerash Ian Halperin. (tch)
Shtuar më 11/07/2009, ora 00:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori