Bill Klinton, Vegjetariani i vitit (VIDEO)
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton është ndoshta personi më i famshëm në botë që ndjek dietën e pastër vegjetariane. Ku ishte në detyrë Clinton nuk e fshehte adhurimin e tij ndaj ushqimeve të pashëndetshme, sidomos ato me përmbajtje të lartë yndyrash, si hamburgerat.

Por që nga koha e lënies së detyrës, ish-Presidenti ka patur dy ndërhyrje në zemër dhe, pas këshillave mjekësore, ai vendosi të fillonte dietën e pastër vegjetariane. Clinton u zgjodh njeriu i vitit nga Organizata për Trajtimin Etik të Kafshëve, PETA, sipas së cilës dieta e tij e re kishte “kursyer jetën e 200 kafshëve detare dhe tokësore në vit”. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2011, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori