Big Mama mbrëmje muzikore për Bajram
Këngëtarja Big Mama çdo ditë e më shumë po korr suksese, ajo gjatë këtij viti pati disa bashkëpunime me krijues të huaj, me të cilët arriti të realizojë këngë mjaft të pëlqyera në publik.

Vlen të përmendet bashkëpunimi me producentin turk, Erkin Karaman, ku realizuan videoklipin e këngës “Kucuk Prens”, një këngë që zgjoi kërshërinë e publikut. Ndërsa bashkëpunimi tjetër ishte me Dj e famshëm francez, David Vendetta. Big-u tani këto ditë është e angazhuar me disa koncerte në Maqedoni dhe pikërisht përveç saj i është përkushtuar edhe muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Muaji i Ramazanit është i shenjtë për mua, pikërisht për festën e Bajramit do të jem e angazhuar me disa mbrëmje muzikore këtu në Maqedoni”, ka thënë ajo për “Zëri”. Edhe në rrjetin social Facebook në profilin e saj ka treguar se do t’i ketë dy mbrëmje për hir të festës së Bajramit.

Njëra do të jetë në kafe-bar “V.I.P” në Tetovë, ndërsa tjetra në ‘Turkish Night’. Big-u tani është duke punuar për disa projekte të reja, me të cilat do t’i befasojë publikun, mirëpo me kohë do t’i zbulojë të gjitha.
Shtuar më 24/08/2011, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori