Beyonce vazhdimisht fshehë vajzën e saj
Këngëtarja e famshme, Beyonce, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vajzën e saj.
Në shëtitjet e fundit në qytetin e New Yorkut me vajzën tremuajshe, Blue Ivy Carter, Beyonce Knowles ka gjetur një mënyrë të re për të fshehur vajzën e saj nga paparacët.

Këngëtarja e ka vendosur vajzën në ‘kangur’ të cilën e ka mbështjellë rreth shpinës dhe e ka futur nën gëzofin e lëkurës. Fotografët të cilët vazhdimisht mblidhen para apartamentit së Beyonces dhe Jay-Z, sërish kanë mbetur duarbosh.

E vetmja gjë që ata arritën të fotografonin ishin thonjtë e pop divës, të cilët ishin të lyer me ngjyrë blu për nder të vogëlushes Blue Ivy.

Po ashtu muaj më parë çifti nga Hollywoodi dhe miqtë e këngëtares shqiptare, Rita Ora, kanë patentuar emrin e vajzës së tyre, në organizatën ndërkombëtare të patentimit të markave, në mënyrë që askush në botë mos të ketë mundësi ta shfrytëzojë emrin e bukuroshes së tyre.

Shtuar më 03/04/2012, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori