Beyonce enderron Oskarin
Albeu.com
Beyonce Knowless e cila së fundi është duke u treguar e suksesshme edhe në karrierën e saj si aktore, ëndërron të fitojë çmimin e Akademisë. Këngëtarja dhe aktorja, e cila luajti në filmin ...... “Dreamgirls”, që i siguroi bashkë-aktores së saj Jennifer Hudson, Oskarin në kategorinë aktorja më e mirë në rol dytësor, thotë se ambicie e saj është ta dërgojë statujën e artë në shtëpi.

“Do të doja të fitoj Oskar! Në vitet e ardhshme që prej tash, ky është synimi im”, ka thënë Beyonce.

27-vjeçarja, e cila është e martuar me yllin e muzikës rep, Jay-Z, po ashtu ka edhe një listë të gjërave tjera familjare të cilat i dëshiron, si shtimi i familjes, por edhe vazhdimi i krijimit të albumeve dhe realizimit të filmave.
Shtuar më 16/08/2009, ora 16:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori