Beyonce e vetmuar qan në dokumentarin e ri
Pëlqej
Beyonce dhe Jay-Z
Superylli i këngës, Beyonce ka pasqyruar anën e vetmisë që sjellë fama, derisa ka incizuar dokumentarin e saj të ri, duke shpërthyer në lot e pyetur: “Pse zoti më ka dhënë këtë jetë?”. Ish ylli i “Destiny’s Child” xhiroi veten gjatë udhëtimit në turneun e saj global “I am…Tour”, për të dokumentuar kohën që kalonte gjatë rrugës. Në këto xhirime, ylli shihet duke qarë derisa pranon se ajo ndonjëherë ndihet “e tronditur” nga suksesi i saj. Duke folur për “In Am…World Tour”, ajo thotë: “Pse zoti më dha këtë jetë? Ndonjëherë është tronditëse. Pse zoti më ka dhënë talentin, dhuntinë, familjen? Por e di se nuk duhet të merrni në pyetje zotin. Vetëm Zoti e di. Dhe unë nuk pres kthim”, transmetojnë mediet amerikane.

Këngëtarja e hitit “Crazy in love”, e cila është producente dhe regjisore e filmit, ka qenë në dyshim nëse do të donte t’i përfshijë skenat emocionuese, por ka vendosur që ajo dëshiron që adhuruesitshohin Byoncen e vërtetë.
“Kam dashur që adhuruesit të jenë në gjendje të shohin çka unë shoh. Ka shumë gjëra që i kam zbuluar për vetën të cilat nuk do të mund t’ia jepja asnjëherë ndonjë regjisori. Është një moment kur kam qenë në Kinë dhe isha në një skenë të madhe dhe shikova jashtë dritares ku ishin mijëra njerëz duke ecur dhe nuk mund t’i besoja jetës sime. Mendoj se u ndjeva pak e vetmuar dhe dëshiroja të flas me dikë, kështu që e hapa kompjuterin dhe vetëm bisedoja”, ka shtuar ajo.
Shtuar më 25/11/2010, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori