Beyonce do lindë vajzë
Beyonce Knoues do të lindë vajzë. Kjo duket se për momentin ka shuar dyshimet rreth shtatzënisë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-shoqja e saj e grupit “Destiny Child”, Kellu Rouland.

Asaj gjatë një prononcimi për mediat i ka “shpëtuar” fjala vajzë duke zbuluar kështu seksin e fëmijës që pret Beyonce.

“Nuk di” tha Rouland duke iu referuar fëmijës së pa lindur me “ajo”. “Mendoj se babai i saj (Jay-Z) do t’i plotësojë asaj çdo gjë gjithsesi, e gjitha që mund ti jap asaj është dashuria”, ka vazhduar mikesha e Beyonces. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori