6 skuadrat me më së shumti fitues të “Topit të Artë”

Topi i Artë’ është çmimi individual më prestigjioz.

Sigurisht, synimi i secilit lojtar është që të kurorëzohet me këtë çmim, por nuk janë të shumtë ata që arrijnë ta bëjnë këtë.

Kur flitet për ‘Topin e Artë’, emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Michel Platini janë ata që na vijnë në mendje, si emrat që kanë fituar më shumë këtë trofe.

Por, kush janë skuadrat që kanë pasur më shumë fitues të ‘Topit të Artë’ në radhët e tyre?

Listës i prinë skuadra e Barcelonës, me plot 12 fitues të ‘Topit të Artë’. Sigurisht, Messi është rekordmeni, me plot gjashtë të fituar, por mbahen mend edhe emra si ai i Ronaldinho.

Pas Barcelonës renditet Real Madrid, me 11 fitues, me Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo si dy të fundit nga kjo skuadër që fituan këtë trofe.

Milan dhe Juventus pasojnë me nga tetë fitues, kurse Bayern Munich ka pesë fitues dhe Manchester United katër.


Shtuar 29.08.2020 20:37