Berluskonin e zë gjumi gjatë samitit të G-20 (VIDEO)
Silvio Berluskoni në mesin e “stuhisë” gjen kohën për të marrë një sy gjumë. Kjo ka ndodhur gjatë samitit të vendeve të G-20. Liderët botërorë janë skandalizuar kur kanë parë që kryeministrin italian e kishte zënë gjumi gjatë samitit, ku po diskutohej edhe si të parandalohej që Italia të mos bëhet Greqia tjetër e eurozonës.

75-vjeçari është tundur dy herë nga zyrtarët e tij që të zgjohej nga gjumi, ndërsa Obama, Kameron, Merkel dhe Sarkozi kërkonin që Italia të bënte më shumë reforma për të shpëtuar veten nga falimentimi.

Kjo shkaktoi alarm të konsiderueshëm mes shoqëruesve të tij. Atyre iu desh ta zgjonin duke e tundur. Liderët e tjerë të ulur në tryezë nuk mund të mos e shihnin.

Berluskoni bëri edhe një gafë tjetër që zemëroi liderët e eurozonës, duke thënë se “Italianët janë varfëruar që kur futem euron”. /albeu.com/

Shihni videon:
Shtuar më 07/11/2011, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori