Bennet: Amy nuk donte të jetonte
Një e vërtetë e dyfishtë për Amy Winehouse. E dhimbshme kjo e vërtetë sepse ajo bazohet tek dy të kundërta. Dihet tashmë që Amy Winehouese ishte pranë martesës, por nuk është vetëm kjo. 100 ditë pas vdekjes së saj, jeta e Amy Winehouse vazhdon të na surprizojë. Në një intervistë për Daily Show, Tony Bennet është kthyer dhe ka folur për Amy. Ai ka treguar se kishte regjistruar këngën e fundit zyrtare të Amy “Body and Soul”, se ajo ka dhënë një deklartë të dhimbshme. Bennet tha: Winehouse nuk donte të jetonte.

“Kur po regjistronim “Deuts” ajo ishte në vështirësi. Kishte shumë probleme, e dija se ajo nuk do të jetonte gjatë. Nuk ishte droga ajo që do ta vriste, por ishte alkooli”, ka thënë Bennet. Kjo ishte deklarata shokuese e cila bie ndesh me atë që u tha një javë më parë. Bennet më parë ka treguar për një Amy në formë, ndërsa sot na rrëfen se është shumë i mërzitur, copa nga regjistrimi i këngës dhe për varësinë e saj nga alkooli. Një varësi e cila do ta vriste duke e larguar si me dorë nga altari. /albeu.com/



Shihni videon:

<param name="movie" value="http://d.yimg.com/nl/news-eu/site/player.swf">param><param name="flashVars" value="vid=26807486">26807486&shareUrl=http%3A//it.news.yahoo.com/26807486">26807486&browseCarouselUI=hide&">param><param name="allowfullscreen" value="true">param><param name="wmode" value="transparent">param>http://d.yimg.com/nl/news-eu/site/player.swf" type="application/x-shockwave-flash" flashvars="vid=26807486">26807486&shareUrl=http%3A//it.news.yahoo.com/26807486">26807486&browseCarouselUI=hide&">
Shtuar më 04/10/2011, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori