Belen “çmend” Borrielon... me gjoba
Në fund është Borriello ai që paguan gjithnjë. Futbollisti i Juventusit është ndaluar në kufirin italo-zviceran, sepse në emrin e tij kishte gjoba ta papaguara për një total prej 800 frangash (përafërsisht 650 euro).

“Nuk është e mundur”, – ka deklaruar sulmuesi italian, sipas asaj që ka publikuar e përditshmja “Il Giorno”. Por më pas është bindur që ishte pikërisht kështu. Gjobat i ka koleksionuar shumë kohë më parë ish e dashura e tij, Belen Rodriguez, kur lëvizte me makinën e Borriellos.

Nuk është hera e parë që juventini duhet të paguajë gjoba të marra nga Belen. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe disa vite më parë në Milano. Atëherë shifra ishte shumë më e lartë: 6000 euro për shkelje të qarkullimit rrugor, të cilat i kishte bërë Fabrizio Corona, i dashuri aktual i bukuroshes.

Futbollisti në atë kohë mori edhe “Tapirin e Artë” pikërisht për këtë çështje. Edhe kësaj here Borriello, i ka pëlqyer ose jo, është detyruar të paguajë gjobat e Belenit. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2012, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori