Beckham: Martesa jone nuk eshte biznes
Albeu.com
Victoria Beckham ka folur për spekullimet e fundit rreth martesës së saj me David Beckham, martesë për të cilën ajo thotë se nuk është e krijuar për biznes. Victoria u martua me David Beckham në vitin 1999, ndërsa pesë vite ...... më vonë, martesa e tyre u vu në pikëpyetje, pas romancës katër mujore të Davidit me asistenten personale Rebeca Loos. David dhe Victoria vendosën të lënë prapa të kaluarën, por revistat vazhdojnë të spekullojnë se ata e vazhdojnë marrëdhënien vetëm për biznes. “Unë e di se David kurrë nuk më ka tradhtuar. Unë vërtetë besoj se e kam bashkëshortin më të besueshëm që kam mundur të gjej. Unë mund të them me sinqeritet se kam fat që e kam atë. Nuk mund të jetoja një gënjeshtër, nuk do ishte e drejtë për fëmijët. Ne jemi duke punuar së bashku, por martesa jonë absolutisht që nuk është biznes,është shprehur Victoria për revistën OK!
Shtuar më 26/05/2010, ora 11:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori