Beckham: Jam një djalë i turpshëm
David Beckham është një nga futbollistët më të pashëm dhe më të pëlqyer në botë. Gjithashtu ai është mësuar me çdo situatë, por reklama e fundit ku shfaqet me të brendshme e ka vënë atë shumë në siklet.

Anglezi ishte së bashku me familjen e tij dhe 20 miq të tjerë duke ndjekur finalen e “Super Bowl”, kur në televizion u shfaq reklama ku ai ishte me të brendshme, e ndjekur në total nga 110 milionë njerëz.

“Kur u shfaq reklama, s’dija ku t’i hidhja sytë. U ndjeva shumë në siklet. Fëmijëve u pëlqeu, por ata edhe u ndien keq, sepse kishte njerëz të tjerë në dhomë. Pavarësisht se bëj reklama të tilla, më duhet ta pranoj se jam një djalë i turpshëm”, dekalron Spice Boy. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2012, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori