Bashkojnë forcat Stan Dragoti dhe Jim Belushi
Stan Dragoti dhe Xhim Belushi, dy figurat botërore me origjinë shqiptare kanë nisur të bashkëpunojnë. Regjizori, Dragoti dhe akori, Belushi pritet të bashkëpunojnë për krijimtari të reja si film, shfaqe televizive apo fushatë publicitare.

“Më duket ide shumë e mirë që ne, dy shqiptaro-amerikanë, ta marrin këtë përvojë të jashtëzakonshme dhe ta çojmë në Shqipëri, në Ballkan, e ndoshta më tej në Evropë”, është shprehur Dragoti.

Ai ka vite që udhëheq njërën nga kompanitë më të famshme publiciare në Manhattan, ndërkohë që Belushi ka luajtur si aktor në të paktën dy seriale televizive me miliona teleshikues, që kanë fituar miliarda dollarë.

Mbetet të shihet se si Dragoti dhe Belushi do të përdorin përvojën e tyre, për të përsëritur suksesin edhe në kontekstin ballkanik dhe evropian, ku interesi për teknologjinë dhe strategjinë e marketingut amerikan ka qenë gjithnjë i lartë. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2011, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori