Allegri në “pole position” për të zëvendësuar Zidane te Reali

Diario AS dhe Sky Sport Italia pretendojnë se Max Allegri do të bëhet trajneri i ri i Real Madrid

 

Sky Sport Italia, Diario AS, ESPN dhe Mundo Deportivo raportojnë të gjithë se Zidane u ka thënë lojtarëve dhe anëtarëve të stafit se ai do të largohet nga Real Madrid me efekt të menjëhershëm.

Allegri dhe Conte po shihen si favoritë për të zëvendësuar francezin në stolin e Real Madrid.

Zidane akoma nuk është larguar zyrtarisht nga klubi, mirëpo shumë media raportojnë se një gjë e tillë do të ndodhë, e madje nuk do të jetë largimi i vetëm.

Zidane është lidhur me një kalim të mundshëm te “Zonja e Vjetër” dhe Allegri pritet ta zëvendësojë atë.


Shtuar 27.05.2021 09:16