Balotelli, shenja paqeje me nënën natyrale
Tashmë dihet që Mario Balotelli, edhe kur nuk bën ndonjë prapësi, është në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit kanë qenë mediat britanike që kanë hapur një dritare mbi botën e sulmuesit të Manchester City, duke bërë një krahasim mes banesës së tij në hotelin më të mirë të Manchester prej 120 mijë sterlinash në javë, me apartamentin prej 550 sterlinash në muaj të mamasë natyrale, Roz Baruah.

Kjo e fundit jeton në një vilë të vogël në Witensheiv, një lagje e qytetit anglez, të cilën e ka vizituar ish-sulmuesi i Interit gjatë ditëve të kaluara.

Pas problemeve të shumta që kanë pasur me njëri-tjetrin, duket se futbollisti ka vendosur të bëjë paqe me gruan që e ka sjellë në jetë, pasi e ka kuptuar që afrimi i saj nuk ka qenë çështje parash. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2012, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori