Avril Lavinge: Nuk jam shtatzënë
“Jam shumë e lënduar. Kjo është fyese! Unë nuk jam shtatzënë”, kështu është shprehur këngëtarja Avril Lavinge për spekulimin në media se ajo ishte shtatzënë. Në debutimin e saj në New York Fashion Week, Avril Lavinge kishte një veshje të lirshme ku humbnin linjat e saj, veshje që rrallë shihet tek një këngëtare si ajo.

Kjo bëri që mediat të publikonin lajmin se Avril Lavinge mund të ishte shtatzënë. Për këtë spekulim këngëtarja iu përgjigj gazetarëve se ajo nuk ka në plan as tani dhe as në të ardhmen të ketë fëmijë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori