Audicioni i filmit çon Rozanën në Londër
Rozana Radi gjendet prej pak ditësh në Londër dhe qëndrimi i saj në kryeqytetin britanik do të jetë i gjatë. Këtë herë Rozi nuk ka vajtur vetëm si e ftuar për të kënduar, por për të realizuar audicionin për një film, i cili është një produksion shqiptar por me kast aktorësh anglez.

Vetë këngëtarja është shprehur shumë entuziaste në lidhje me këtë projekt të ri dhe shpreson shumë që audicioni të shkoje mirë dhe ajo ta fitojë këtë rol.

Kohët e fundit Rozanën e kemi parë shumë të angazhuar më tepër me projekte muzikore dhe duket sikur e kishte lënë pak pas dore dashurinë e saj të madhe aktrimin, për të cilën edhe është diplomuar. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori