Assange, intervistues i liderëve botërorë në tv rus
Juian Assange, themeluesi i websajtit të njohur Wikileaks, bëri të ditur se tashmë do të bëhet edhe më i famshëm, duke u bërë prezantues i një emisioni në televizonin rus në gjuhën Angleze, “Russia Today”.

Emisioni i quajtur “Bota nesër”, i drejtuar nga Assange do të fokusohet tek intervistat me lider të rëndësishëm politike, analiste dhe personalitete të rëndësishme botërore.

Programi televiziv do të jetë një kombinim i tipit Oprah Uinfri me Havri Levin, por me më shumë sekrete të nxjerra në publik. Nuk dihet ende se kush do të jetë i ftuari i parë i themeluesit të Wikileaks, por mendohet se emisioni pritet të jetë mjaft i suksesshëm. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2012, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori