Arta tani kujdeset për vajzën
Pëlqej
Arta Bajrami
Këngëtarja Arta Bajrami, e cila për nëntë muaj ishte në pritje të fëmijës së parë më bashkëshortin Xhimi Sekiraqën, kishte pohuar për media se do të jetë një nënë liberale, por njëkohësisht mjaft e kujdesshme.

E pyetur se nëse do të dëshironte që fëmija i saj të ndjekë hapat e nënës në muzikë, Arta kishte theksuar se kjo do të ishte zgjedhja e fëmijës. “Nëse do të kishte talent, natyrisht që nuk do ta pengoja, mirëpo nuk do t’ia imponoja muzikën kurrë, sepse po shoh shumë fëmijë të këngëtarëve tanë që janë të nxitur nga prindërit për të nisur një karrierë muzikore”.

Këto ditë mediat në Kosovë tregojnë se këngëtarja Arta Bajrami është bërë nënë dhe në jetë ka sjellë vajzën e parë, të cilës i ka vënë emrin Viktoria. Duke përshkruar emocionet e saj si nënë gjatë një prononcimi për mediat atje, Arta ka thënë se momentet kur ka dëgjuar zërin e vogëlushes kanë qenë të papërshkrueshme, “Sa kam qenë shtatzënë nuk e besoja se do të jetë një emocion aq i madh kur lind një fëmijë. Në momentin kur ia kam dëgjuar zërin vajzës duke qarë, gëzimi ka qenë më i madhi që kam përjetuar ndonjëherë në jetë”, ka pohuar Arta.

Lindjen ajo e ka realizuar në një klinikë private të Prishtinës dhe është ndarë shumë e kënaqur nga kujdesi që kanë treguar personeli mjekësor ndaj saj. “Që nga muajt e verës unë jam në Prishtinë për shkak të shëndetit të babit dhe pastaj deri sa ditët e lindjes afroheshin, nuk dëshiroja që të merrja rrugën për në Gjermani. Lindja është bërë në një klinikë private në Prishtinë, por unë jam ndarë shumë e lumtur me gjithë stafin”, ka theksuar ajo. Për momentin Arta është e mendimit t’i përkushtohet rritjes së vajzës, ndërsa më vonë ajo mendon të rikthehet në skenën muzikore.

“Për mua është më i rëndësishëm fëmija im, se gjithçka tjetër në botë. Unë do t’i përkushtohem maksimalisht vajzës sime dhe kur të rritet edhe pak do t’i rikthehem skenës”. (Panorama Plus)
Shtuar më 15/11/2010, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori