E FUNDIT/ Shënohen 106 raste të reja me COVID-19 në vend
Arta: Mbi te gjitha duhet te jesh i guximshem
Albeu.com
Gjatë një intervistë për revistën "VIP Press", këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, ka thënë se gjatë jetës së saj ajo është nxitur më tepër nga babai, ndërsa fjalët e mençura i ka dëgjuar nga nëna.
“Babi ka qene një përkrahës i imi gjatë tërë jetës sime. Unë edhe për nga shume tipare i ngjaj atij. Përheq talentit për këndim kemi edhe shume gjera tjera te përbashkëta, si humorin, karakterin etj.”

“Nëna ime gjithmonë më ka mësuar që të zgjedh një rrugë të sigurt në jetë. Mos të mashtrohem nga të mirat e çastit, por të luftoj për atë që zgjat sa edhe vet jeta”, është shprehur Arta”, ka thënë këngëtarja

Ndërsa pavarësisht mbështetjes që ka pasur, Arta është shprehur se në fund gjithçka duhet ta bësh vetë.

“Vet më është dashur të mësoj se si të përballem me jetën që nuk të kursen asnjëherë. Pavarësisht je i dobët, i fortë, je fëmijë i pambrojtur apo je një luftëtar i guximshëm. Jeta të sfidon gjatë tërë kohës dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Pra, të mos na befasojë”, janë disa fragmente nga intervista e plotë të cilën e ka bërë Arta Bajrami për revistën “VIP Press”.
Shtuar më 23/10/2008, ora 21:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori