Arjola-Genta, armike edhe para Big Brother
Arjola, vajza nga Pogradeci e Big Brother 5 beson se inteligjenca, karakteri dhe tipi i saj provokues do e bënin një banore interesante, por me sa duket nuk i ka përdorur dot këto tre cilësi në marrëdhënien e saj me një tjetër banore, Gentianën. Zëra të shumtë thonë se vajzat janë njohur me njëra- tjetrën gjatë audicioneve të para që kanë bërë për të qenë konkurrente në këtë edicion. Pasi janë takuar disa herë vajzat janë shprehur se nuk e durojnë dot njëra- tjetrën.

Sigurisht që kjo njohje e mëparshme nuk ka rënë në sy nga ana e vajzave gjatë qëndrimit në shtëpi sepse është kundër rregullave të këtij reality që banorët të njihen paraprakisht. Ndoshta autorët e dinin këtë dhe i kanë porositur vajzat të bëjnë kujdes. Diçka është e sigurtë, që vajzat e kanë shumë inat njëra- tjetrën dhe me siguri kjo do shfaqet shumë shpejt.

Kjo pritet të vijë sidomos nga Genta, vajza nga Devolli e cila shquhet për tipin e saj të hapur dhe impenjimin që ka marrë për ti thënë me zë të lartë çdo gjë që mendon. Këtë mënyrë ka zgjedhur Gentiana për të arritur qëllimin e saj të madh, t’u tregojë të gjithëve se edhe një vajzë që vjen nga fshati mund të jetë e integruar dhe e përparuar në shoqëri. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori