DerStandard akuzon Ramën: Shembja e Teatrit, një grusht shteti në kohë korone!

Media gjermane Der Standard ka bërë një shkrim në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, ku e quan këtë të fundit me ironi, një fitore të Edi Ramës.

Ata e kritikojnë këtë vendim dhe qeverinë Rama ndërsa theksojnë se kjo ngjarje ndodhi në një kohë kur opozita dhe sistemi i plotë gjyqësor mungojnë.

Shkrimi i plotë

Qeveria shqiptare në drejtimin e socialistit Edi Rama po tregon gjithnjë e më shumë tipare autokratike. Qindra qytetarë protestuan gjatë fundjavës. Makineritë e rënda që rrëzuan muret dhe gërmuesit që i mbanin rrënojat erdhën natën e Shtunë.

Pas dy vitesh rezistencë, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u rrëzua brenda natës. Kryeministri socialist Edi Rama triumfoi. Burri, i cili dikur pëlqente të vizitonte qarqet e artit, kishte vite që bënte fushatë për të ndërtuar një Teatër të ri.

Por radhitja pro Teatrit që bëri Partia Demokratike, e bindi Ramën edhe më shumë të shkatërronte teatrin. Policia u përlesh me qindra protestues të dielën, të cilët kanë dalë në rrugë rregullisht që nga viti 2018 për të ruajtur trashëgiminë kulturore.

Efektivët morën me vete disa njerëz që protestuan. Qeveria Rama e mbylli protestën si në “diktaturë”, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar këtë qeveri një “bandë mafioze”. Pesëmbëdhjetë organizata nënshkruan një deklaratë duke kritikuar “dhunën dhe shtypjen e shtetit” në rritje, veçanërisht në një kohë kur opozita dhe sistemi gjyqësor mungonin.

Një grusht shteti natën në kohën e Koronavirusit

Në fakt, aksioni në rastin e Teatrit Kombëtar në Tiranë po rikujton fuqimisht veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilat në prill 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në rrethin e vjetër Savamala në Beograd.

Njeriu “i fortë” i Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe njeriu “i fortë” i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkeq në fusha të tjera për sjelljen e tyre autokratike në rajon. Dhe sigurisht që Rama e dinte që gjatë pandemisë, ku zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk do kishte ndonjë rezistencë nga popullata – dhe për këtë arsye ishte më e lehtë për të zbatuar vullnetin e tij.

Ndërtesa e teatrit u krijua nga arkitekti italian Giuglio Bertè në 1939, ishte një lloj kazerme për ushtrinë italiane dhe ka shërbyer si Teatër Kombëtar që nga viti 1947. I përket një ansambli arkitektonik italian në qendër të Tiranës. Artistë të njohur, shoqata e arkitektëve dhe disa regjisorë kritikuan prishjen jo vetëm për shkak të mbrojtjes së monumentit, por edhe për shkak të reklamës së çuditshme, shmangies së ligjit të konkurrencës dhe planit të vogël të njohur për teatrin e ri.
Sipas planeve, ndërtesa e re duhet të shërbejë kryesisht si hapësirë ​​tregtare ose si hapësirë ​​zyre – në çdo rast, qytetarët do humbasin hapësirën publike.

Masat shtypëse

Presidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramas, e quajti prishjen “një krim moral”. Delegacioni i BE tha deklaroise duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme. Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu – përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit po ngjajnë me një regjim shtypës.

Rregullorja u përdor vetëm për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektuan masat parandaluese kundër Covid-19. Ata nxorrën një ligj të ri: mund të shkoni në burg për dy deri në dhjetë vjet. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vjet.

(Adelheid Wölfl, 19 maj 2020)

Shkrimi i plotë: https:/www.derstandard.at/story/2000117569601/nationaltheater-in-tirana-waehrend-nacht-und-nebelaktionabgerissen


Shtuar 19.05.2020 13:37