Kërcet sherri jashtë lokalit, një i plagosur

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen e “Kinezve”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Si pasojë, një person është plagosur me mjete të forta.

“Eshtë goditur me mjete të forta nga persona të paidetifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen e “Kinezve”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta nga persona të paidetifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H.

Theksojme se lajmi që qarkullon në media është i pavërtetë pasi nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 1.07.2020 07:01