Angelina Jolie në rolin e nënës
Albeu.com
Aktorja Angelina Jolie (35- vjeçare), në filmin më të ri "The Changeling", luan rolin e nënës, të cilin ajo e pëlqen më së tepërmi.Ngjarja e filmit zhvillohet në vitet '20 të shekullit të kaluar, dhe ka të bëjë me kidnapimin e djalit të saj.
Pas një kohe, personazhit të aktores së famshme ia kthejnë djalin, por ajo dyshon se nuk ia kanë kthyer të birin, por një tjetër fëmijë. Kualiteti i filmit, përveç Angelinës në rolin kryesor, ia garanton edhe regjisori Clint Eastwood.
Ky mund të jetë njëri prej filmave të fundit të cilin Jolie e xhiron, sepse ka paralajmëruar që ajo dhe Brad do të xhirojnë vetëm edhe për disa vjet, ndërsa pastaj do t'u përkushtohen fëmijëve dhe jetës.
Shtuar më 19/10/2007, ora 19:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori