Angelina Jolie dhe Brad Pitt, fitoi figurën prej dylli në Australi. Për fillim janë vendosur në tarracën e ndërtesës më të lartë në
Sydney, e njohur si Tower Eye, ndërsa më vonë do të dërgohen në
muzeun Madame Tussauds.
Figurat prej dylli të çiftit janë treguar për gazetarët ditë më parë në Tower, në ndërtesën më të lartë të
Sydney, vetëm për fotografim.
Përndryshe,
figurat që kapin vlerën prej 440 mijë dollarësh, secila nga 220 mijë, do të zhvendosen më pas në
muzeun Madame Tussauds.
"Ata janë çifti më joshës i Hollywoodit. Ata do të përshtaten shumë mirë edhe me njerëzit e listës sonë A," tha zëdhënësja Kristy Enright.
Muzeu
Madame Tussauds në qytetin australian
Sydney do të hapet në maj të këtij viti dhe nuk dihet nëse çifti do të jetë prezent në këtë eveniment.
Brangelinët po ashtu kanë
figurat e tyre prej dyllit edhe në
muzeun e
Madame Tussauds të Londrës.
Shtuar më 03/04/2012,
ora 15:32