Angelina Joli-t i lejohet të xhirojë filmin në Bosnjë
Angeline Jolie
Autoritetet boshnjake i kanë dhanë prapë leje aktores hollivudiane Anxhelina Xholi që të xhirojë filmin rreth luftës në Bosnje, pasi leja iu revokua ditë më parë për shkak të protestave të shoqatës së grave të dhunuara gjatë luftës.

Producenti boshnjak deklaroi se e ka pranuar lejen me shkrim dhe tani se Xholi dhe ekipi i saj do të mund t’i fillojnë xhirimet në Sarajevë gjatë muajit nëntor.

Filmi bën fjalë për një histori dashuria ndërmjet një gruaje boshnjake dhe një burri serb, por detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

Thashethemet e para lanë të kuptohet se filmi kishte të bëjë me viktimën e dhunimit, e cila dashurohet te dhunuesi i saj.

Kjo e zemëroi shoqatën e grave të dhunuara, e cila i bëri trysni ministrit të Kulturës në Sarajevë që të anulojë lejen, por ministri sot e lëshoi lejen pasi e lexoi skenarin e filmit.
Shtuar më 19/10/2010, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori