Angelina dhe Bradi vijnë në Evropë
Albeu.com
Bukuroshi i Hollywoodit, Brad Pitt, në një intervistë dhënë revistës "XL Semanal", tha se ai dhe e dashura e tij, Angelina Jolie, së shpejti planifikojnë të shpërngulen në Evropë."Ne jemi nomadë, por dëshirojmë ta kemi bazën në Evropë. Atje u kushtojnë
më shumë vëmendje problemeve botërore dhe prej atje është më lehtë të udhëtohet për në Afrikë dhe Azi. Dëshirojmë që fëmijët tanë të kenë një këndvështrim të shëndoshë për botën. Hëpërhë përparësi kanë Spanja, Italia dhe Franca", tha aktori duke paralajmëruar njëkohësisht edhe zgjerimin e familjes.
Shtuar më 25/10/2007, ora 20:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori