Amy Winehouse është një vajzë e vogël e zgjuar
Amy Winehouse
Producenti legjendar Quincy Jones para pak kohe ka përshkruar Amy Winehouse si “vajzë e vogël dhe e zgjuar”. Jones, i cili e ka lutur këngëtaren të këndojë në albumin e tij të ardhshëm, e admiron Amyn për shkak të triumfit të saj në luftë me drogën: “Ajo është një vajzë e vogël e zgjuar. Çfarë mund të them tjetër, askush nuk tingëllon sikur ajo. Ka kaluar shumë gjëra të vështira, por ka arritur të tërhiqet nga gjithçka. Ka zë të mrekullueshëm, sikur të ishte nga ndonjë planet tjetër.” Quincy, i cili më shumë është i njohur për shkak të bashkëpunimit me Michael Jacksonin në këngën “Thriller”, në fund të vitit do të publikojë albumin “Q: Soul Bossa Nostra", në të cilin Winehouse e këndon këngën “It’s my Party” në koproduksion me Mark Ronson. Amy para pak kohe përmes Twitter ka sulmuar ish-producentin e saj Mark Ronson, për shkak se ai ka dashur t’i shtoj merita vetes për suksesin e albumit të saj “Back to Black”: “Ronson, ti ke vdekur për mua. E shkruaj një album, ndërsa ti dëshiron të marrësh gjysmën e meritave dhe të bësh karrierë nga kjo gjë? Nuk mundet!” Më vonë ishte penduar dhe i kishte kërkuar falje Ronsonit. Përveç albumit të përmendur, Amy dhe Mark kanë bashkëpunuar edhe në këngën “Valerie”, e cila Ronsonit ia ka sjellë shpërblimin britanik për artisin më të mirë mashkull në vitin 2008.
Shtuar më 28/09/2010, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori