Disa ditë nga zgjedhjet, çfarë u diskutua mes kryevezhgueses së ODIHR dhe kryeministrit Rama

Ditën e djeshme kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Ursula Gacek, zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, në një bisedë që mësohet të ketë zgjatur jo më shumë se 45 minuta.

Pa dyshim që në fokus të takimit mes Ramës dhe Gaçek ishin zgjedhjet e 25 prillit si dhe garancia për mbarëvajtjen e këtij procesi. Gaçek më herët ka bërë të ditur se qëllimi i OSBE/ ODIHR është arritja e standardeve në zgjedhjet e 25 prillit dhe se nuk ka rolin e polices në zgjedhje.

Më herët, kryevëzhguesja e zgjedhjeve ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e partive politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Në çdo zgjedhje në Shqipëri vijnë vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër.

Të parët mbërrijnë në Shqipëri për të monitoruar edhe procesin e fushatës zgjedhore, ndërsa të dytët vijnë vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Në përfundim të zgjedhjeve parlamentare, monitoruesit përgatisin një raport në lidhje me atë që kanë ndodhur në Shqipëri. Kujtojmë që Shqipërisë i është vendosur si parakusht për të nisur negociatat procesi zgjedhor. Nëse zgjedhjet do të jenë me standarde, atëherë Shqipëria me gjasë do të zhvillojë mbledhjen e parë ndërqeveritare për vijimin e negociatave për anëtarësimin në BE-së.


Shtuar 12.04.2021 08:20

Tags: , ,