E trishtë, koronavirusi ndan çiftin shqiptar në SHBA pas 55 vitesh bashkë

Koronavirusi ndan çiftin shqiptar në SHBA që qëndruan bashkë për 55 vjet.

Nagjija Gjidija, 72 vjeçe është një prej viktimave të koronavirusit në SHBA, e cila ndërroi jetë nga një arrest kardiak, pasi ishte diagnostfikuar me këtë sëmundje.

E bija Liria ka rrëfyer për CNN se nëna dhe babai i saj ishin vendosur në Amerikë në vitin 1970 për të realizuar ëndrrën amerikane.

Çifti Gjidija kishin katër fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.

“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë. Nuk kalonin kurrë asnjë dritë larg njëri-tjetrit”, tregoi Liria.


Shtuar 12.05.2020 06:32