Alketa Vejsiu, në pritje të fëmijës së dytë
Pëlqej
Alketa Vejsiu
Prezantuesja e famshme e spektakleve shqiptare, Alketa Vejsiu do të gëzojë shumë shpejt familjarët dhe të afërmit e saj me një fëmijë të dytë. Pas përmbylljes me sukses të spektaklit "Miss dhe Mister Albania 2010" Alketa i është nënshtruar një pushimi absolut, si pasojë e muajve të parë të shtatzënisë, shkruan Bluetooth.

Ndonëse nuk i pëlqen shumë të flasë për fakte nga jeta private, bukuroshja Vejsiu nuk ngurron të na tregojë se ndihet shumë e lumtur për këtë dhuratë nga Zoti.
“Thjesht jam shumë e gëzuar, nuk e di çfarë është, pasi forma është ende e palexueshme, por jam e lumtur që do të rijetoj një nga gjërat më të bukura të ekzistencës njerëzore”, - përfundon Vejsiu. Pas thuajse 5 vitesh (4 vite e gjysmë), vogëlushja Nicole, vajza e parë e Alketës, do të bëhet me një motër ose vëlla, për gjininë e të cilit të gjithë mezi po presim ta zbulojmë.
Shtuar më 13/11/2010, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori