E rëndë në Tepelenë: U rrëzua në humnerë, vdes i moshuari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë në një humnerë në hyrje të fshatit Nivicë të Tepelenës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:15, ku 70-vjeçari i identifikuar si Ali Beta është rrëzuar nga “Ura e Madhe”.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e policisë dhe ato zjarrëfikse kanë shkuar në vendngjarje, por nxjerrja e trupit ka qenë e pamundur për shkak të tërrenit të vështirë.

Më pas, tregohet, se është kërkuar ndërhyrja e grupit të forcave RENEA, por për arsyen e kohës së gjatë që nevojitej për të mbërritur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit e Tepelenës kanë vendosur ta kryejnë operacionin, duke e nxjerrë trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 31.05.2021 19:11