Aguilera me aromë të re
Christina Aguilera
Pas shumë aromave të lansuara nga Christina, e fundit prej të cilëve ishte ”Royal Desire”, këngëtarja problematike Christina Aguilera raportohet se do të lancojë një aromë të re të quajtur “Secret Potion”. Aguilera së fundi ka realizuar një seri fotografish për parfumin e saj të ri dhe e ka marrë djalin saj, Max, me të në xhirime, shkruan revista amerikane Life & Style.

“Ai nuk është ndjerë mirë, andaj ajo ka dashur të kujdeset për të dhe është siguruar që ata të jenë së bashku. Ajo përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me djalin gjatë punës, ashtu që Max ka sjellë lodrat e tij dhe ka luajtur derisa ajo ka realizuar fotografitë”, ka thënë burimi.

Kjo është një prej shumë aromave të lansuara nga Christina, e fundit prej të cilëve ishte ”Royal Desire” i lëshuar në shtator të vitit 2010.
Shtuar më 09/03/2011, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori