Agron Llakaj përjashtohet nga Portokalli
Pëlqej
Agron Llakaj
Që nga e diela që lamë pas e në vazhdim, varietesë së humorit "Portokalli" do t'i mungojë një nga figurat me të cilën identifikohej. Artisti i njohur i skenës dhe ekranit, Agron Llakaj, një ndër ideatorët e "Portokallisë" largohet nga ky spektakël për t'u rishfaqur sërish në muajin janar në TV Klan, e këtë herë me një ide ndryshe. Do të jetë moderatori i një showquiz-i, përmes të cilit do të bëhen të pasur me dhjetëra konkurrentë. Mjeshtëri i Madh i artit shqiptar, i dekoruar nga Presidenti i Republikës me këtë titull pak muaj më parë, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” të vërtetën e largimit të tij nga ekrani i TCH, duke hedhur në këtë mënyrë dritë edhe mbi aludimet që janë bërë për një pushim të tij nga puna.

“Unë, të gjitha po i lë atje, kam qenë pjesë e një perandorie mediatike me një mal investim artistik dhe njerëzor, në një “Portokalli” që historia e artit shqiptar në gjithë historinë e saj nuk e ka arritur dot deri më sot, shou komik më popullor, më shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i zi e kudo në të gjithë botën. Jam krenar për çka kam dhënë dhe i përulur për çka më ka dhënë “Portokallia” dhe TCh. Jam larguar unë para kohe dhe nuk më ka pushuar njeri, një vendim personal, i vështirë, por i pakthyeshëm” trego Agron Llakaj.

Ndrëkoqë që siç mësojmë nga ish-kolegët e Agron Llakajt, shkak për largimin është bërë shfaqja e tij në “Këngën Magjike”, ku ai u bë pjesë e një loje me Ardit Gjebrenë. Largimi i tij nga spektakli Portokalli ishte bërë i ditur që më parë, kur aktori, pranoi kontratën me TV Klan për drejtimin e emisionit “Kush do të bëhet milioner”.

Thashethemet që ai u pushua nga puna u përhapën menjëherë ndërsa ende Portokalli nuk ka një prezantues tjetër. Këtë të diel emisionin me humor e prezantoi vetëm ish-partnerja e tij, Ami.
Shtuar më 29/11/2010, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori