Agnesa Vuthaj: Jam beqare e lumtur
E zënë dhe e përfolur shumë nga mediat shqiptare, pasi që vitin e kaluar mori pjesë në “Dancing With the Stars”, Agnesa Vuthaj tani pritet të kthehet me projekte të shumta që pret t’i realizojë.

Ndoshta e lodhur nga ato që ishin shkruar e thënë për të, bukuroshja kosovare kishte qëndruar afër një muaj jashtë Kosovës, përderisa në një bisedë për Express thotë se do të kthehet në Kosovë brenda shtatë ditëve.
“Këtë fundvit vendosa të pushoj pak më gjatë se zakonisht. Kam qenë në Florida, Miami ku kam qëndruar për tri javë, ku edhe kam kaluar festat e fundvitit. Për momentin jam në Zvicër dhe pasi të rri disa ditë këtu, do të kthehem në Kosovë”, thotë Vuthaj për Express.

E pyetur nga gazeta kosovare rreth statusit të saj civil, bukuroshja nga Kosova u përgjigj: "S’e kam takuar akoma personin ideal se sikur ta takoja, besoj që s’do isha beqare…Po, po më pëlqen jeta si beqare. Unë tashmë jam mësuar më një jetë të tillë dhe ndjehem e përmbushur në këtë aspekt”. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2012, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori