Adriani dhe Getoari në sherr?!
Albeu.com
Ka filluar te qarkullojë një thashethem në rrethet artistike ne Kosove, sipas te cilit Adrian Gaxha është rrahur me Getoarin.
Behet fjale për një zënke të vjetër, por që tani ka dalë në sipërfaqe. Dhe pjesa me pikante e këtij thashethemi është se dyshohet qe Nora Istrefi ka qene shkaku i zënies.

Duke qenë se Nora dhe Getoari janë ndare prej shume kohesh , mendohet se behet fjalë për vite me parë. Gjithnjë, nëse është i vërtete.

Një përpjekje për ta "zbardhur" ketë ngjarje e ka bere Big Mamma. Në emisionin e asaj ne Alsat ajo ka ftuar Nora Istrefin dhe midis te tjerave e ka pyetur nëse ishte në dijeni të këtij sherri për te cilin flitej.

Nora ka mohuar gjithçka dhe ka thëne se sipas saj kjo gjë nuk ka ndodhur. Pastaj shtoi se nuk kishte më dëshire te fliste për Getoarin pasi mes tyre çdo gjë është mbyllur. Dhe ne fakt, Nora tani është e lumtur me të fejuarin e saj Robertin.

Gjithsesi, nëse ky thashethem do te dilte i vërtet diçka do na habiste, Adrian Gaxha! Të gjithë ata qe e kane takuar e dine se sa i butë, i ëmbël dhe i sjellshëm është Adriani. Nuk e imagjinojmë dot duke u kapur për "flokësh me Getoarin".
Shtuar më 03/10/2008, ora 17:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori