Adelina, tash me zviceranë
Pëlqej
Adelina Ismajli
Këngëtarja Adelina Ismajli pritet që shumë shpejt të vijë me një krijim të ri, i cili do të promovojë bashkëpunimin e saj të parë me një shtëpi të njohur franko-zvicerane.

Sipas burimeve të afërta me këngëtaren Ismajli, pritet që ky bashkëpunim të bëhet shumë shpejt publik edhe nëpër media të ndryshme zvicerane.

Adelina Ismajli do ta bëjë publik shumë shpejt bashkëpunimin e parë me një kompani të njohur të show-bizz’it zviceran në fushën e muzikës house-electro”, ka thënë ky burim për Express Rozë.

Sipas të njëjtit burim, bëhet fjalë se producentët zviceranë i janë ofruar vetë primadonës së muzikë moderne shqipe.

Burimi po ashtu ka shtuar se Adelina Ismaili vazhdon të mbetet njëra prej këngëtarëve më të kërkuara këtë vit nëpër diasporë, sidomos për festat e fundvitit.

“Kështu ajo pritet që të këndojë në shumicën e diskotekave të njohura të në Evropë, pra jo në Kosovë. Vetë angazhimi i saj me një produksion franko-zviceran ka bërë që edhe këtë vit ajo mos të jetë në Kosovë, por jashtë’ , ka thënë në fund burimi. (express)
Shtuar më 30/11/2010, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori