Adelina në rolin e modeles
Albeu.com
Adelina Ismajli në fillim të kësaj jave është paraqitur në rolin e modeles në kreacionet e bëra nga e reja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Blerina Kllokoqi-Rugova, njofton e përditshmja "Koha Ditore".
Blerina gjatë prezantimit të kreacioneve të saja për sezonin pranverë/verë 2009 ka zgjedhur këngëtaren e bukur për të bartur kryeveprën e këtij koleksioni, fustanin e titulluar “Kristalet".

Adelina, përveçse e ka kryer me përsosmëri punën e saj, ajo ka thënë se është ndier shumë mirë gjatë ekzekutimit të rolit të ri.
Shtuar më 03/10/2008, ora 23:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori