Adelina Ismajli publikon remixin "Tribalb" me Mr. Pink (VIDEO)
Adelina Ismajli
Adelina Ismajli ka publikuar remixin "Tribalb" të punuar nga DJ. i njohur zviceran Mr. Pink. Kjo është kënga e parë e remixuar në Zvicër dhe më këtë këngë ajo tenton që të depërtojë edhe në tregun medial të Zvicrës, ku thotë se ka mbetur vetëm koordinimi i kohës me mediat zvicerane, ndërsa shumë shpejt do të shfaqet edhe intervista e dhënë për “Star TV” në Zvicër.

Kënga e Adelinës tash e tri ditë është e postuar edhe në faqen "YouTube" dhe të njëjtën mund ta shikoni poshtë lajmit.

Ndërkohë Adelina e cila është duke jetuar në relacionin Francë-Zvicër ka bërë të ditur se është në përgatitje të një kënge të re në Paris që do të jetë për tregun ndërkombëtar.

Por këto nuk janë të tërat, ajo gjithashtu është në formalitetet e fundit të albumit “Best of Adelina”, ndërsa po përgatit edhe një album të ri, shkruan Zëri. Të gjitha këto angazhime i dukën pak, saqë Ismajli nuk i lë anash as koncertet e saj të përjavshme, ndërsa ka pohuar se që nga muajt e ardhshëm do të performojë edhe nëpër diskotekat e huaja.


Shtuar më 21/01/2011, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori