Gazeta zvicerane ‘20
Minuten Online’ ka shkruar një artikull në të cilin bën krahasime mes të famshmes
Rihanna dhe yllit në ngritje,
Rita Ora, me titullin Kujdes
Rihanna, po vjen
Rita!
Te origjina e Ritës shkruan se ajo ka prejardhje nga Kosova dhe jeton në Londër, ndërsa për
Rihannan tregon prejardhjen nga Barbadosi.
Sa i përket dukjes për këngëtaren shqiptare thuhet se flokët bionde i ka tipar dallues, ndërsa edhe
Rihanna kohët e fundit i ka pasur bionde, por tash i ka bërë sërish të zeza.
Moguli i muzikës, reperi Jay-Z, ishte njeriu që e ngriti
Rihannan, ndërsa sipas 20
Minuten Online, ai ka vendosur që t’i ofrojë Ritës këngë që janë shkruar për
Rihannan. “Me sa duket ai do të zëvendësojë
Rihannan me
Rita Orën”- shkruan gazeta.
Spekulimet se krijuesja e hitit “Umbrella” është kthyer në krahët e Chris Brown, i cili e sulmoi fizikisht në vitin 2009, kanë bërë që Jay-Z të jetë i zhgënjyer me
Rihannan.
Shtuar më 03/04/2012,
ora 10:25