10 njerëzit më të pushtetshëm në botë (FOTO LAJM)

Nëntor 2011. Ja lista e personave më të pushtetshëm në botë. I pari, Obama ...
Barack Obama
Çfarë kanë të përbashkët Presidenti i SHBA-së, Dalai Lama, një shpërndarës droge miliarder dhe themeluesi i Facebook? Që të gjithë janë pjesë e renditjes së njerëzve më të fuqishëm në botë.

Renditja e revistës “Forbes” nis me Barak Obamën në krye dhe më pas kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Më pas vjen presidenti i Kinës, Hu Jintao. Në 10 personat më të pushtetshëm në botë gjendet vetëm një femër dhe ajo është kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel.

Në vend të 9 është Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook. Ai është personi më i ri në listë pasi është vetëm 27 vjeç.

Në 100 persona më të pushtetshëm bëjnë pjesë edhe dy kriminelë. Joaquin Guzman Loeran (vendi 55) i cili drejton një kartel drogë në veri të Meksikës dhe Dauood Ibrahim Kaskar (vendi 57) i cili drejton një bandë në Indi.

Nga lista për këtë vit kanë dalë Oprah Uinfrey, Dominique Strauss-Kahn dhe ish-kryeministri i Japonisë Naoto Kan si dhe dy personat që kanë ndërruar jetë Steve Jobs dhe Osam bin Laden. /albeu.com/

Ja kush janë 10 njerëzit më të pushtetshëm në botë:
Shtuar më 02/11/2011, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori