Sarkozi quan gënjeshtar kryeministrin e Izraelit
Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi ka quajtur kryeministrin e Izrelit Benjamin Netanyahu “gënjeshtar”. “Nuk mund ta mbështes atë më, ai është një gënjeshtar”, është shprehur Sarkozi duke i përgjigjur vërejtjeve të Obamës.

Presidenti i SHBA-së Barak Obama është përgjigjur duke thënë se “ju mund të jeni zemëruar me atë, por mua më duhet të gjej marrëveshje me të çdo ditë”.
Shkënbimi i këtyre replikave ka ndodhur gjatë Samitit të G-20. Biseda është zhvilluar gjatë një takimi sekret mes dy liderëve.

Obama duket se është mëzitur nga vota pro Palestinë nga Franca për anëtarësimin e shtetit palestinez në OKB dhe UNESKO. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori